Këngëtari me origjinë shqiptare, Stanaj, nuk po di të ndalet.
illimisht ai u bë i preferuari i të gjithë adhuruesve të muzikës së lehtë, sidomos me “cover”-at që u bënte këngëve të yjeve të tjerë, që sigurisht ishin më të suksesshëm se ai ndërkohë që sot janë pikërisht këta yje të cilët i japin oferta këngëtarit shqiptar për bashkëpunime.
Vetëm pak më parë, vetë Stanaj ka publikuar në Instagram dy foto krah reperit më “in” të momentit, Ty Dolla Sign, dhe ka shkruar.
“Nuk e keni idenë se çfarë është në horizont”, ka shkruar këngëtari shqiptar.
Ai nuk ka zbuluar shumë, por sërish na ka lënë të kuptojmë se diçka e madhe po vjen. /Blitz/Telegrafi/