Telegrafi

Stanaj bashkëpunon me producentin e Lady Gagas e Shakirës (Video)

Albert Stanaj po vazhdon me sukses të bëj karrierë muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një projekt të ri muzikor të titulluar “The Way I Love Her”.

Kjo e fundit është punuar nga një producent i njohur RedOne, i cili ka realizuar këngë për artistët si Lady Gaga, Shakira, Enrique Iglesias.

Stanaj me këtë rast ka publikuar një video të shkurtër në llogarinë personale në Instagram teksa dëgjohet kënga e re, e cila pritet të publikohet më 30 qershor.

“Bëhuni gati”, thotë në fund të videos Stanaj. /Telegrafi/