Telegrafi

Stan Kroenke refuzon ofertën 1 miliard funtesh për ti shitur aksionet e Arsenalit

Stan Kroenke nuk do ta shesë me asnjë çmim Arsenalin.

Manjati amerikan Kroenke e ka bë shumë të qartë se nuk është i interesuar të shes klubin edhe pse ka marr një ofertë që kap shifrat e 1 miliard dollarëve.

Këto para i ka ofruar miliarderi dhe aksionari në klubin anglez Alisher Usmanov, transmeton Telegrafi.

Por, “Mirror Sport: raporton se amerikani ka refuzuar ofertën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë nuk dëshiron të largohet prej drejtimit të skuadrës së Arsenalit.

Kroenke është ambicioz dhe dëshiron ta ndihmojë klubin të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/