Telegrafi

Stamford Bridge – vendi i triumfeve të Mourinhos para udhëtimit përcaktues për karrierën si trajner

Aty i pati momentet e tij trumfale të karrierës së tij prej menaxheri në futbollin anglez. Kësaj radhe, Stamford Bridge do të jetë përcaktues për karrierën e tij në kontekst afatgjatë, pro nëse fundi do të jetë i lumtur ashtu si shumë herë të tjera, kjo do të jetë mjaft e vështirë të ndodhë.

Sa më shumë gjërat ndryshojnë, aq më shumë qëndrojnë të njëjta. Sot, dy vjet më parë, Mourinho nën presion të hatashëm e mori ekipin e tij për t’u përballur me ish ekipin e tij Chelsean. United kishte 14 pikë nga tetë ndeshjet e para dhe ishte në vendin e shtatë në tabelë. Mourinho, i supozuar të jetë një garanci për përmirësim, nuk ka bërë shumë përmirësime.

Atë pasdite, Manchester United pranoi gol brenda 30 sekondave, e humbi 4-0. Mourinho, i cili ishte ofenduar nga tifozët vendas, vuajti humbjen më të madhe të tij që nga nëntori i vitit 2010. Chelsea kishte shkaktuar humbjen më të keqe të Unitedit si myafir që prej 1999.

Këtë sezon, Djajtë e Kuq kanë një pikë më pak nga tetë ndeshjet e para se sa dy vjet më parë dhe qëndron një vend më poshtë. Ende nuk janë përballur me Cityn e Liverpoolit, ashtu siç ka ndodhur dy vite më parë në ktë fazë. Tash udhëtojnë në Stamford Bridge sërish. Një ripërsëritje e rezultatit të atëhershëm do të thoshte “game over” për Mourinhon.

Periudhë definuese e sezonit

Rezultati është mbret. Me gjithë respektin për rikthimin ndaj Neëcastle para pushimit të kombëtareve, ekipi i Mourinhos ishte 2-0 në disavantazh ndaj një ekipi që nuk kishte pasur avantazhin në ndonjë ndeshje për pesë muaj.

United tash ka para vetes gjashtë ndeshje që mund të përcaktojnë sezonin e klubit dhe të ardhmen e trajnerit. Udhëtimi i të shtunës te Chelsea është i ndjekur nga një duel me Juventusin në Old Trafford, një ndeshje në shtëpi ndaj Evertonit, një vizitë në Bournemouth dhe rikthim në Torino. Mini-sezon prej gjashtë ndeshjeve mes tetorit e nëntorit dhe pushimit të kombëtareve, që përfundohet me një udhëtim në anën tjetër të qytetit për derbin ndaj Cityt. Sa është tashmë distanca në tabelë? As mos e shikoni…

Mourinho nuk është i marrë. Ai e di se pushimi dyjavor në nëntor është një sezon shkarkimi. Edhe klubet pa ndonjë plan për trajner të ri, e mund të themi se një plan të tillë nuk e ka as Ed Woodward, janë në gjendje që të shkaktojnë befasi në këto periudha. Në mesin e këtij presioni dhe këtyre kundërshtarëve, fitoret janë valuta më me vlerë.

Por, kjo është më shumë se sa vetëm për rezultate. Në tetor të vitit 2016, Mourinho këmbënguli me të drejtë se starti i dobët i ekipit të tij ishte si pasojë e epokës së Van Gaalit. Para startit të sezonit, ai u tha gazetarëve se “do të ishte më lehtë po që se do të kishte 20 lojtarë të rinj dhe të fillonte nga zero” se sa të provokonte një përmirësim i skuadrës që drejtoi Van Gaal.

Lojë e keqe

Në fund të shtatorit, një varg të mediave cituan burimet e afërta me portugezin që ripërsëriti poentën e lojës së keqe.

“Mourinho u tha shokëve të tij se ai ndjen se lojtarët ende kanë mbetur me stilin e lojës të keqe nga Van Gaal. Mourinho po bëhet nervoz me faktin se lojtarët nuk po ekzekutojnë idetë e tij dhe nuk po largojnë metodat e Van Gaalit”, shkroi atë kohë në Daily Mail një raport.

Ky arsyetim ishte valid atëherë, nuk është tash. Mund të fajësosh paraardhësin pas dy muajve në pozitën e tij, por jo dy vjet më vonë. Nëse Mourinho e di se hierarkia ka peshë në disa vendime, kjo nuk e largon fajin prej tij, për dështimin në rolin e tij. Menaxherit i është dhënë një detyrë e vështirë, por ai sërish po luan keq. Eliminimi i lojtarëve kryesorë, lëvizjet e çuditshme taktike dhe fluksi konstant i përzgjedhjeve në një ekip reflektojnë keq te Mourinho, duke rrezikuar edhe largimin e famës së tij dhe reputacionit të kahmotshëm të cilin e ka fituar në futboll. Është thënë tashmë se disa lojtarë të Unitedit luajtën më mirë për kombëtaret e tyre se sa për klubin.

Statistikat flasin vet. Analizat e fundit nga InfoGol tregojnë se vetëm Chelsea dhe Burnley kanë pasur kundërshtarë më të lehtë se Unitedi në tetë ndshjet e para. Por, United është vetëm në vendin e pestë për krijimin e rasteve dhe në vendin e gjashtë për numrin e gjuajtjeve të krijuara. Në mbrojtje United lejoi 38 goditje, duke qenë prapa nëntë ekipeve përfshirë Ëatfordin, Evertonin, Bournemouthin, Leicesterin dhe Crystal Palace.

Duke sulmuar keq, duke u mbrojtur keq – dhe tash erdhi koha e kundërshtarëve të vështirë.

A është fundi afër?

Ka shpresë në rekordin e Mourinhos në ndeshjet e mëdha. Që prej emërimit të tij në Old Trafford, etëm Arsenali ka marrë më pak pikë se United ndaj top gjashtëshes, 1.38, por që prej sezonit të kaluar kjo ka ndryshuar për Unitedin me 1.73 pikë për ndeshje. Kjo statistikë është më e dobët vetëm se ajo e Manchester Cityt për periudhën e njëjtë.

Por, nuk mund të jetë komod Mourinho me këtë fakt. Dhe nëse tifozët e Uniteditnëse tentojnë të gjejnë shpresë në paraqitjet e fundit, atëherë do të duhet të jenë shumë vizionarë që ta shohin atë të shtunën në drekë.

Fitorja ndaj Neëcastle nuk ishte dëshmi e ringjalljes, por një humbje nga Chelsea mund të jetë e mjaftueshme për të kuptuar se drita në fund të tunelit për Mourinhon po zhduket. Në vendin ku dikur ajo dritë shëndrriste pa fund.

Nëse kjo është gjë e pa drejtë, mirë se vini në botën e menaxhimit të klubeve elitare. Ekzistojnë dyshime të mëdha nëse Mourinho do të vazhdojë ta okupojë këtë botë në të ardhmen.

/Telegrafi/