Site icon Telegrafi

Stamenovska: Zaevi do t’i paguajë së paku 9 milionë denarë në vit këshilltarët e tij të veçantë

Nevenka Stamenovska nga radhët e OBRM-PDUKM-së, sot në një konferencë për shtyp tha se Zoran Zaevi do të harxhojë së paku 9 milionë denarë në vit, për t’i paguar këshilltarët e tij të veçantë.

Ajo tha se këto para do të merren nga qytetarë të varfër dhe do t’u jepen personave, që sipas saj, kanë shkatëruar sektorin joqeveritar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Së paku 9 milionë denarë në vit do të kushtojnë rrogat bruto që do t’i marrin 13 të ashtuquajtur këshilltarë të veçantë të Zoran Zaevit, të cilët definitivisht kanë treguar se qëllimi i tyre asnjëherë nuk ka qenë të jenë korrigjues të pushtetit, por të ulen në karrige dhe të bëhen anëtarë të qeverisë. 9 milionë denarë në vjet do t’i paguajlë Maqedonia, përfituesit të cilët gjatë viteve të kaluar aktronin si sektor joqeveritar, duke shkaktuar dëme prej qindra eurove”, tha Samenovska.

Ajo shtoi se qytetarët duhet ta dijnë se 9 milionë denarë kushton vetëm konkursi i fundit për këshilltarë të Zaevit, ndërsa shuma e përgjithshme është disa herë më e madhe që do të jepet për punësim të siç i quajti, përfitues të ish-OJQ-ve./Telegrafi/

Exit mobile version