Site icon Telegrafi

Stamenkovska: Të akuzuarit për 27 prillin nuk janë terroristë, ata duan gjykim të drejtë

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Nevenka Stamenkovska, në një intervistë për Alsat tha se të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit nuk janë terroristë dhe ajo që duan është të ketë gjykim të drejtë, duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Ajo tha se nga ajo që shihet se si zhvillohet procesi gjyqësor, vështirë se do të ketë drejtësi për këto persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sa i përket ligjit për amnisti që OBRM-PDUKM-ja e ka dorëzuar në Kuvend, Stamenkovska tha se ky propozim-ligj është përgatitur për kohë të shkurtë dhe liron nga ndjekja penale të akuzuarit për 27 prillit.

“Ky propozim-ligj është përgatitur për kohë të shkurtë, 5 deri 6 ditë dhe inicon lirimin nga ndjekja penale, gjegjësisht ndalimin e gjitha procedurave penale dhe lirimin e të dënuarve, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit”, tha Stamenkovska./Telegrafi/

Exit mobile version