Site icon Telegrafi

Stamenkovska-Stojkovski akuzon për parregullsi gjatë punësimit në sektorin publikë dhe privat

Situata e përgjithshme e punonjësve të shtetit dhe sektorit publik është shumë e keqe dhe shqetësuese, ndërsa funksionarët po bëjnë lojëra duke hartuar ligjin dhe metodologjinë për miratimin e një plani vjetor të punësimit. Kjo u tha nga zv. ministrja për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Nevenka Stamenkovska-Stojkovski.

“Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë për vitin 2019 ka paraqitur një plan vjetor të punësimit sipas metodologjisë dhe ka marrë miratimin nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shoqërisë për Informatikë dhe Administratës për punësimin e 38 personave.

Gjatë vitit, pa respektuar ligjin, ata marrin miratimin për 57 vende të reja pune pa një analizë funksionale, domethënë për 75 vende të reja pune me një kërkesë të tretë për ndryshimin e planit. Largimi natyrorë i punonjësve në institucion është vetëm tre persona në bazë të pensionit”, tha Stamenkovska-Stojkovski./Telegrafi/

Exit mobile version