Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, u godit nga një stuhi e fuqishme, me pemë dhe çati të rrëzuara.
Stuhia filloi me reshje të dobëta shiu në rrethet evropiane të Stambollit duke përfshirë Sultangazi, Gaziosmanpaşa, Bakırköy, Bağcılar, Beyoğlu, Kağıthane, Bayrampaşa dhe Esenler.
Era e fortë rrëzoi edhe pemë, ndërkohë u angazhuan autoritetet për normalizimin e situatës, raporton Anadolu Agency.
Disa shërbime të trageteve në qytet janë anuluar për shkak të erës së fortë, theksuan operatorët lokalë.
Kompania e Autobusëve të Detit të Stambollit (IDO) tha se anuloi disa shërbime, duke përfshirë linjat midis provincave të Stambollit dhe Bursës.