Sot janë mbajtur zgjedhjet lokale për qytetin e Stambollit, ku të drejt vote kishin 10.5 milionë qytetarë.
Ekrem Imamoglu edhe njëherë ka fituar zgjedhjet kundrejt Binal Yildirimit.
Kandidati i partisë opozitare, CHP, ka fituar 54 për qind të votave gjersa i partisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, fitoi besimin e 46 për qind të qytetarëve.
Yildirim tashmë e ka uruar për triumf kandidatin opozitar dhe i ka ofruar bashkëpunim për të mirën e qytetit.
Ndryshe, kjo është hera e parë që pas 25 viteve Erdogan ka humbur në qytetin e Stambollit, për të cilin ka pohuar se kush pëson në këtë qytet, humb në krejt Turqinë. /Telegrafi/