Janë publikuar pamjet e para të vazhdimit të pestë dhe të fundit të filmit për legjendarin John Rambo, me titull “Rambo: Last Blood”.
Sylvester Stallone ishte 35 vjeçar kur u xhirua filmi i parë për Rambon (“First Blood”), ndërsa tash është 72 vjeçar.
Megjithatë, aktori ka pohuar përmes rrjeteve sociale se nuk ishte e lehtë që të xhirojë filmin më të ri dhe të fundit rreth luftëtarit Rambo.
“Ishte një film shumë i vështirë për tu bërë, por kështu më pëlqen. Sepse në qoftë se nuk keni dhimbje, ju nuk jeni duke u përpjekur mjaftueshëm. Ata shkruan të parin, unë të fundit”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale artisti.
Regjinë e filmit e ka bërë Adrian Grunberg, kurse skenarin e ka shkruar vet Stallone në bashkëpunim me Matt Cirulnick.
Paz Vega, Louis Mandylor, Sheila Shah, Yvette Monreal, Oscar Jaenada, Sergio Peris-Mencheta, janë disa prej aktorëve të tjerë të “Rambo: Last Blood” që do të jepet premierë në muajin shtator të këtij viti. /Telegrafi/