Telegrafi

Stallone tallet në kurriz të Schwarzenegger

Ata janë dy prej aktorëve më të mirë që ka bota e industrisë amerikane të filmit.

Bëhet fjalë për dyshen hollivudiane, Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallonen, të cilët njihen për një numër të madh të realizimit të filmave të zhanrit aksion.

Gjithashtu artistët janë miq të mirë dhe këtë e dëshmojnë shakatë që bëjnë në kurriz të njëri-tjetrit sa herë t’u jepet rasti.

E një të tillë e ka ndarë edhe Stallone për miliona ndjekës që ka në llogarinë personale në Instagram teksa shihet më shtatgjatë se miku i tij austriak.

“Për vite njerëzit kanë menduar se Arnoldi është më i gjatë se unë, por tani e vërteta doli në shesh”, ka shkruar ndër të tjerash Sylvester në rrjetet sociale gjersa shihet Schwarzanegger trupshkurtër.

Lexo po ashtu "Rambo" adhurues i kafshëve, argëtohet në shtëpi me krokodilin

Ndryshe, aktorët shumë shpejt do t’i shohim role të reja filmike në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/