Telegrafi

Stallone: Schwarzeneggeri do të kthehet edhe më i fortë, por nuk heq dorë nga purot

(Foto: Getty Images)

Zëdhënësi i Arnold Schwarzeneggerit ka konfirmuar se aktori legjendar është në gjendje të qëndrueshme, pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër.

Ndërsa miku i tij prej kohësh, Sylvester Stallone, është ndër personat e afërm të aktorit 70-vjeçar, i cili i ka dëshiruar atij shërim të shpejtë.

(Foto: Getty Images)

Sly ka thënë se Arnoldi do ta tejkalojë problemin shëndetësor dhe do të kthehet akoma më i madh dhe më i shëndoshë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Arnold Schwarzenegger

Por, 71-vjeçari dyshon se miku i tij do të heqë dorë nga cigaret, shprehi të cilën e kanë të përbashkët.

(Foto: Getty Images)

“Nga disa gjëra nuk mund të heqësh dorë, purot dhe frymëmarrja”, citon TMZ fjalët e Stallones.

“Ai është shumë mirë. Është një burrë i guximshëm”, ka thënë më tej Stallone duke shtuar se dyshon që Schwarzenegger do ta lë duhanin pasi të shërohet.

(Foto: Getty Images)

Në javën që lamë pas, Arnoldi iu nënshtrua me urgjencë një ndërhyrje kirurgjike në zemër të hapur. Ai ndodhej në qendrën mjekësore Cedars-Sinai të enjten për ndërrimin e një valvule përmes kateterit. Mirëpo, procedura u shoqërua me komplikime dhe mjekët vendosën që t’ia hapnin zemrën.

Kjo ishte hera e katërt që Schwarzenegger është operuar në zemër, ndërsa ai ka vazhduar t’i shijojë purot e tij përkundër rrezikut për sëmundje të zemrës.

Zëdhënësi i tij, Daniel Ketchell, konfirmoi përmes Twitterit të premten se aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë ishte zgjuar dhe ishte në gjendje stabile shëndetësore. Ndërsa fjalët e tij të para pas zgjimit nga anestezioni i përgjithshëm ishin ato nga filmat e tij: “U ktheva”. /Telegrafi/