Telegrafi

Stallone në rolin e detektivit në dramën kriminalistike “Backtrace”

Sylvester Stallone (Foto: Olivier Douliery-Pool/Getty Images/Guliver)

Është publikuar paraqitja e shkurtër për dramën kriminalistike, “Backtrace”, në të cilën luajnë një ekip i shkëlqyer aktorësh.

Projekti i ri është realizim i regjisorit Brian A. Miller, ndërsa sjell tregimin për një hajn të vetmuar , i cili arrin të ikë nga burgu. Skenarin për këtë film e ka shkruar Mike Maples.

Matthew Modine (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Pasi i mbijeton një lëndimi serioz të trurit gjatë një vjedhjeje të dhunshme të bankës, MacDonald (që luhet nga Matthew Modine) përfiton amnezi (humbje të kujtesës) prandaj vendoset në departamentin psikiatrik të burgut.

Lexo po ashtu Lajmet për Stallone

Ai i kalon shtatë vite duke u mjekuar, ndërsa pastaj detyrohet të ikë nga burgu dhe injekton një serum, i cili e bën ta përjetojë jetën që e ka harruar.

Në këtë aksion duhet të shmangë detektivin lokal (që e luan Sylvester Stallone) dhe agjentin e FBI-së (që e luan Christopher McDonald), si edhe efektet e rrezikshme anësore të barit që e ka futur në organizimin e tij.

Qëllimi kryesor i gjithë këtij veprimi të protagonistit të filmit, është që t’i kthejë paratë e vjedhura.

“Backtrace” do të jepet premierë më 14 dhjetor të këtij viti në Amerikë, ndërsa më pas do të nisë shfaqjen në gjithë botën. /Telegrafi/