Telegrafi

Stallone bën shqiponjën me duar (Foto)

Sylvester Stallone njihet më së shumti për filmat me rolin e boksierit, Rocky si dhe Rambos.

Ai ka rrëmbyer zemrat edhe të shumë fansave shqiptarë, të cilët me ëndje i kanë shikuar filmat me protagonist Stallonen.

Por, së fundi në një fotografi të marr nga rrjeti social Snapchat, aktori 69-vjeçar shihet teksa bën shqiponjën me dorë në një automobil, ku shoqërohet nga një vajzë, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se çka e ka shtyrë të bëj këtë veprim aktorin amerikan, por kjo ka bërë që të mirëpritet prej fansave shqiptarë të aktorit.

Ndryshe, Stallone është punuar për projekte të reja filmike, të cilat priten që të shfaqen gjatë këtij viti nëpër kinematë botërore. /Telegrafi/