Telegrafi

Stafidhet të mira për eshtra

Deri më tani nuk është vërejtur nëse ndonjë frutë tjetër ka pasur ndikim të këtillë në dendësinë e eshtrave, siç e kanë stafidhet apo kumbullat e thata.

Për 12 muaj janë analizuar 90 femra në postmenopauzë, të cilat kanë konsumuar rreth 100 gramë stafidhe (ose 10 kumbulla të thata) në ditë.

Rezultatet kanë treguar se eshtrat e tyre kanë qenë me dendësi më të madhe, në raport me eshtrat e femrave në grupin e kontrollit, të cilat nuk i kanë konsumuar këto fruta.

Supozohet se ky efekt pozitiv i stafidheve qëndron në aftësinë e tyre për suprimimin e shpërbërjes së eshtrave te femrat në postmenopauzë. /Telegrafi/