Telegrafi

Stafi i restorantit refuzon t’ia shesin klientit sandviçin, pasi e kuptuan se ai planifikonte t’ia jepte një të pastrehu (Video)

Një kameraman pretendon se është penguar nga stafi i një restoranti që t’i japë blejë ushqim një të pastrehu.

Adrian Pinsent ishte ndalur në një restorant që t’i blejë një sandviç dhe pije një të pastrehu, që e kishte takuar në rrugë, transmeton Telegrafi.

40-vjeçari kishte marrë me vete brenda në lokal të pastrehun me qëllim që të mund ai vetë ta zgjedh ushqimin që dëshiron ta hajë, por ai u pengua nga stafi i lokalit të cilët u arsyetuan se është kundër rregullores së tyre të punës.

Pinsent ishte grindur me banakierin për më shumë se pesë minuta lidhur me veprimin e tyre, derisa ata ishin kategorik në vendimin e tyre që të mos i shesin sandviçin që ishte dedikuar për të pastrehun.

Në një moment situata u tensionua aq shumë, sa që Pinsent humbi durimin duke ua gjuajtur në fytyrë paratë dhe duke e marrë ushqimin dhe pijen pa pëlqimin e tyre. /Telegrafi/