Site icon Telegrafi

Stafi në San Siro nuk e njihte – sulmuesi i Borussia Monchengladbach nxjerr telefonin, kërkon vetën në Google për të dëshmuar identitetin

Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram iu desh ta kërkonte vetën në ‘Google’ për të bindur rojet në stadiumin “San Siro” që ta lejonin që ai të futet brenda.

Klubi i Bundesligës do të luajë ndaj Interit në këtë mbrëmje, që do të jetë ndeshja e parë e tyre në Ligën e Kampionëve në katër vjet.

Borussia M’gladbach ka ndërruar disa lojtarë në vitet e fundit, ku ka ofruar shumë të rinj, e njëri prej tyre është edhe Thuram, djalin e fituesit të Kupës së Botës, Lilian Thuram që ka luajtur në Itali me Juventusin dhe Parman.

Pavarësisht se ka një baba të famshëm, stafi në Milano kishte nevojë për identitetin e 23-vjeçarit.

Ai nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete, kështu që ai nxori iPhone-in e tij për të treguar se kush është.

Fotot nga ky moment kanë filluar të bëjnë xhiro. /Telegrafi/

Exit mobile version