Një protestë tjetër e stafit mbështetës shëndetësor është paralajmëruar për të martën, , pranë drejtorisë së SHSKUK-së, me kërkesë që të realizohet pako prej 300 eurove .
Sipas njoftimit nga Këshilli Organizativ, kjo protestë do të fillojë të martën në ora 10:00 dhe janë këmbëngulës që ta vazhdojë deri në realizimin e premtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Këtë ditë do të fillojmë me bojkotimin e punës për një orë pune, kurse nëse nuk ka reflektim pozitiv nga menaxhmenti dhe Qeveria, ne do të vazhdojmë protestat e radhës në ditët në vijim, me radikalizim të veprimeve tona”, thuhet në njoftim.
Ftesa për protestë iu drejtohet specializantëve, përfaqësuesve të administratës, vozitësve të autoambulancave, pjesëtarëve të sigurimit, servuesve të ushqimit, recepcionistëve, pastruesve, të cilët janë të punësuar në QKUK dhe SHSKUK dhe të gjithë atyre që nuk kanë përfituar deri më tani, shtesën e premtuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Ju drejtohemi 1.617 punëtorëve të stafit mbështetës shëndetësor qe të martën, më 6 tetor në ora 10:00, pranë Drejtorisë së SHSKUK-së, do vazhdojmë me protestën e radhës për realizimin e kërkesës tonë që edhe për këto kategori, gjysmën në shumën e të punësuarve në QKUK dhe SHSKUK të realizohet pakoja prej 300€ për ne stafin mbështetsh ishte premtimi për “heronjtë” e luftës kundër Covid-19 nga ana e kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit tonë. Me këtë ftesë ju bëjnë thirrje që në reagimin tonë përmes kësaj proteste ,të marrin pjesë dhe të na bashkëngjiten edhe të punësuarit e këtyre kategorive edhe nga regjioni i Prizrenit, Pejës e qendrave tjera të Kosovës dhe mbi 300 Specializantë që nuk janë përfshirë në këtë pako emergjente”, thuhet në njoftim.