Telegrafi

Stafi lokal i UNMIK-ut në veri të Mitrovicës – pa rroga!

Në njoftim përkujtohet se zyra në Mitrovicë është instaluar në vitin 2002 dhe se përkohësisht është financuar nga buxheti i Kosovës.

Nga viti 2011, pa kurrfarë konsultimi paraprak autoritetet kosovare kanë zvogëluar mjetet për buxhetin e kësaj zyre, tha Salgado, transmeton koha.net.

Pas instalimit të Zyrës Administrative të Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës, nga qershori i këtij viti u ndalën rrogat për stafin lokal që punonte për UNMIK-un.

“Megjithëkëtë, misioni i UNMIK-ut do të vazhdojë të angazhohet me faktorët relevantë për gjetjen e zgjidhjeve praktike për popullsinë dhe për të shmangur pasojat eventuale negative”, tha zëdhënësi i misionit, duke shtuar se ajo do të bëjë të gjitha përpjekjet për të përmbushur rolin e saj në parandalimin e konflikteve dhe në ndërmjetësim. /Telegrafi/