“All Blacks” fituan titullin e tyre të 3-të në histori, pasi mundën pa shumë probleme në finale Australinë me rezultatin e thellë 34-17.
Në ndeshjen e luajtur në Angli, sfida nuk pati shumë histori me Zelandën e Re që dominuan nga fillimi deri në fund “Uallabies”.
Për këtë arsye, i gjithë stafi i aeroportit të Auckland zbriti në pistë për të përshëndetur dhe për t’i uruar mirëseardhjen “All Blacks”, që u rikthyen në shtëpinë e tyre me Kupën e Botës.