Site icon Telegrafi

Stafi dhe lojtarët e Barcelonës rezultojnë të gjithë negativ me coronavirus

Stafi dhe lojtarët e Barcelonës janë ka testuar të martën, ndërsa kanë rezultuar negativ për coronavirusi.

Quique Setién dhe stafi i tij së bashku me futbollistët janë testuart në mukozë dhe gjak, për Covid-19 në ambientet e “Ciudad Deportiva Joan Gamper”.

Lajmi i mirë është se ata janë të gjithë në shëndet të përsosur.

Blaugranat do të jetë në gjendje të fillojë që nga nesër seancat individuale të stërvitjes siç është planifikuar.

Kthimi në punë do të jetë gradual, pasi trajnerët fizikë paralajmërojnë rreziqe për dëmtime.

 

Masat e mbrojtjes dhe parandalimit do të jenë maksimale në klub.

Vetëm një lojtar i Barçës mungoi për t’iu nënshtruar testit, Ousmane Dembele, i cili nuk është i regjistruar për pjesën e mbetur t sezonit, por do ta bëjë testin këtë në orët në vijim.

LaLiga do të raportojë për rezultatet zyrtarisht brenda orëve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version