Telegrafi

Stafi i BKT dhuron gjak për Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut

Që nga viti 2004, çdo vit më 14 qershor shënohet Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut, qëllimi i së cilës është ndërgjegjësimi i popullsisë rreth nevojës për gjak dhe njëkohësisht mirënjohja ndaj të gjithë dhuruesve të gjakut, të cilët ashtu shpëtojnë jetë.

Për nder të kësaj dite, Banka Kombëtare Tregtare në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, vijoi dhurimin e  gjakut, që tashmë është traditë disa vjeçare e bankës.

BKT vazhdon të jetë përkrahëse e veprimeve që në qendër kanë individin dhe mbështetjen e tij në komunitet. Niveli i lartë i pjesëmarrjes së punonjësve tanë në aktivitetin e dhurimit të gjakut dhe vullneti i tyre për të kontribuar në shëndetin e të tjerëve vërteton vazhdimisht se përqendrimi ynë duhet të jetë krijimi i një ndikimi pozitiv në shoqëri.

“Gjaku yt shpëton jetë” është pjesë e programit tonë për përgjegjësi sociale, i bazuar në parimin “Kontribuo për shoqërinë”, që i adresohet mbështetjes së Bankës Kombëtare Tregtare ndaj veprimtarive bamirëse.