Site icon Telegrafi

Stafi i bankës u tmerruan nga gjarpri që ra prej tavanit, derisa po zhvillonin mbledhje (Video)

Gjarpri që ra nga tavani i një banke në Guanxi të Kinës, i ka tmerruar stafin që po zhvillonin mbledhjen e përditshme.

Ata po qëndronin në dy radhë, duke e dëgjuar shefin që po fliste, kur para këmbëve iu shfaq reptili gjigant, transmeton Telegrafi.

Pamjet që ka marrë kamera e sigurisë, i tregon ata teksa vrapojnë në drejtime të ndryshme, në panik prej asaj që iu ndodhi papritmas.

Nuk dihet prej nga ka ardhur ai gjarpër, që besohet të ketë ikur nga ndonjë pronar që e mbanë si kafshë shtëpiake. /Telegrafi/

https://youtu.be/2eK1kMKXVc4

Exit mobile version