Site icon Telegrafi

Stafeta e paqes përshkon Maqedoninë, nesër përfundon në Strugë

Për herë të parë Stafeta e paqes ka arritur dhe ka kaluar nëpër Tetovë, me moton “Hapi parë është i yti”.

Nëpër rrugët e Tetovës kanë vrapuar një ekip ndërkomëbtar maratonistësh, të cilëve u janë bashkangjitur nxënës të Tetovës, dhe së bashku vrapuan në drejtim të komunës së Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Todorka Petrovksa, bashkërenduese për Maqedoni thotë se kjo garë e paqes është më e madhja globale që udhëhiqet nga maratonistë, vullnetarë, që kalojnë nëpër shumë shtete, duke lidhur kështu kulturat dhe kombësitë, dhe duke dërguar porosi për paqe, bashkim dhe mirëkuptim.

Përndryshe, kjo stafet ka filluar të qarkullojë para 31 vitesh. Në Maqedoni këtë vit ka arritur më 7 mars në Gjevgjeli, kurse sot, maratonistët vrapuan nga Shkupi për në Tetovë, pastaj Gostivar.

Nga ky qytet, do të vazhdojnë për në Mavrovë, Dibër, për të përfunduar në Strugë dhe për ta lëshuar Maqedoninë./Telegrafi/

Exit mobile version