Qyteti i Pejës, ka dy stadiume të emërtuara kohë më parë, ai në qendër të qytetit Shahin Haxhiislami dhe ai në Brestovik që mban emrin e legjendës tjetër të futbollit pejan Tahir Vokshi.
Edhe pse stadiumet ishin emërtuar, pllakat ku shkruheshin emrat e këtyre legjendave të sportit pejan dhe kosovar mungonin.
Sot është vendosur pllaka në stadiumin e Brestovikut, ku me krenari do të mbajë emrin e Tahir Vokshit.
Për këtë ka shkruar edhe zëvendësministri i MKRS-së, Arbër Grabovci, duke u shprehur i lumtur për vendosjen e pllakës, ndërsa pret që e njëjtë gjë të bëhet edhe në stadiumin Shahin Haxhiislami.
“Të dashur qytetarë, siç edhe kam kërkuar në takimin e fundit të Asamblesë Komunale, që emërtimet e stadiumeve tona të pllakosen me emrat përkatës që i kemi votuar tash e sa kohë, në stadiumin në Brestovik, tashmë është pllakosur emërtimi i legjendës tonë të futbollit, të ndjerit Tahir Vokshi. I ndjeri Tahir Vokshi emrin e vet e vulosi vet në zemrat e githësecilit nga ne”.
“Jam i lumtur që ky vendim u jetësua, përderisa pres nga Komuna e Pejës, që në afat sa më të shpejt, njëjtë të veproi edhe në stadiumin e qytetit, me emrin e legjendës tjetër të futbollit, Shahin Haxhaiislamit”, ka shkruar Grabovci. /Telegrafi/