Futbolli i Kosovës javë më parë ka mbetur pa legjendën Fadil Vokrri.
Tanimë ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë pas një sulmi në zemër.
Sot, 23 korrik 2018, do të ishte ditëlindja e 58-të e legjendës së futbollit kosovar.
E në 58 vjetorin e lindjes, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim për vënien e emrit të tij stadiumit të Prishtinës.
Kësisoj stadiumi i qytetit që është duke u rinovuar zyrtarisht do të quhet ‘Stadiumi Fadil Vokrri’.
Tanimë edhe ekipi punues ka dalë te stadiumi, ku po vendoset emri i legjendës me shkronja të mëdha.
Kontraktuesi është Al Trade Holding, ndërsa Top Reklama ka realizuar reklamën 3D me mbishkrimin Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Telegrafi/