Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet sot (e mërkure) në mes të Manchester United dhe Villarealit nga ora 21:00.
Dy skuadrat do të tentojnë të fitojnë trofeun e dytë më të madh për klube në Evropë, në ndeshjen që luhet në stadiumin ‘Stadion Miejski’ në Gdansk.
Por, para se të fillojë takimi, organizatorët e stadiumit në Poloni kanë lëshuar një gabim që nuk ka shpëtuar pa u parë.
Në ekranin e stadiumit shfaqet emri i lojtarit të ndeshjes, e që aty është Mason Greenwood i Djajve të Kuq.
Edhe pse ka ende disa orë larg fillimit të finales, organizatorët gabimisht kanë shfaqur emrin e talentin anglez në monitorin e madh.
Lojtari 19-vjeçar është në formë tejet të mirë, duke shënuar gjashtë gola në tetë paraqitjet e fundit në Ligën Premier.
Natyrisht se mbetet të shihet se cila nga skuadrat do të fitojë Ligën e Evropës, mirëpo nuk është ndjenë e mirë për Villarealin. /Telegrafi/