Fusha ku zhvillon ndeshjet ekipi kombëtar shqiptar aktualisht mban emrin e një heroi komunist, “Qemal Stafa”, por stadiumi i ri, i cili pritet të jetë i gatshëm vitin e ardhshëm në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, do të ketë edhe një emër të ri.
“Ne nuk i vëmë emër tjetër atij, përveç emrit të atyre qindra e mijëra të rinjve që mblidhen nga të katër anët e trojeve shqiptare për të mbështetur ekipin tonë kombëtar. Le të jetë stadiumi i ‘Kuq e Zinjve’, atyre ju takon. Ju takon edhe futbollistëve sigurisht dhe besoj se dhe futbollistët do të jenë të kënaqur që stadiumi të quhet ‘Kuq e Zi’”, është shprehur Berisha. /Telegrafi/