Site icon Telegrafi

Stadiumi i Feronikelit do të ketë kapacitet mbi 12 mijë ulëse

Stadiumi i “Rexhep Rexhepi” në të cilin luan Feronikeli ka nisur qe disa muaj të rinovohet ku do të rritet ndjeshëm kapaciteti i ulëseve.

Tribuna perëndimore është mbuluar, ndërsa priten që të vendosen edhe ulëset në të gjithë hapësirën.

Kompania që ka marrë përsipër punimet në këtë stadium, ka nisur ta pastrojë zonën ku do të ndërtohen tribunat e reja pas portave dhe në pjesën lindore, pasi të vjetrat janë rrënuar.

Në lajmin e publikuar në faqen zyrtare të klubit thuhet se stadiumi do të ketë kapacitet nga 10 mijë deri në 12 mijë ulëse.

Feronikeli vazhdon të punojë që të ketë kushte të mira si klub.

Klubi e ka edhe stadiumin ndihmës, që është ndërtuar para disa muajsh ku skuadra i zhvillon stërvitjet.

Në Drenas do të ndërtohet edhe stadiumit kombëtar, ku projekti do të jetë gati deri në korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version