Telegrafi

Stadiumet ku luhen ndeshjet e Kampionatit Evropian në Gjermani

Gjermania fitoi organizimin e Kampionatit Evropian të futbollit në vitin 2024, ndërsa kjo garë do të luhet në 10 stadiume.

Kosova ka një shans shumë të mirë për këtë event, pasi 24 përzgjedhje nga 53 pjesëmarrës në kualifikime shkojnë në Euro 2024. Më saktësisht, 23 vende janë në dispozicion sepse Gjermania si nikoqire e garës tashmë ka siguruar një vend në Kampionatin Evropian.

Organizatori Gjermania ka përcaktuar tashmë 10 stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Evropian.

Ato 10 ndërtesa madhështore ndodhen në 10 qytete të ndryshme. Qytetet pritëse të Kampionatit Evropian do të jenë: Mynihu, Shtutgarti, Frankfurt, Leipzig, Berlin, Hamburg, Këln, Dyseldorf, Dortmund dhe Gelsenkirchen.

UEFA ka rregulla për organizimin e Kampionatit Evropian. Gjegjësisht, vendit i kërkohet të regjistrojë stadiume me kapacitet minimal prej 30,000 vendesh. Fatmirësisht për nikoqirët, Gjermania ka shumë stadiume të tilla.

Kualifikimet për Kampionatin Evropian nisin më 23 mars të këtij viti dhe do të përfundojnë brenda pak muajsh. Do të zgjasin deri në fund të nëntorit dhe më pas do të luhet play-off në mars 2024.

Kampionati Evropian do të luhet në stadiumet e mëposhtme, dhe ato janë renditur sipas kapacitetit nga më i madhi tek më i vogli:

Olympiastadion, Berlin (74,461)

Allianz Arena, Mynih (70,076)

Westfalen, Dortmund (65,849)

Mercedes-Benz Arena, Shtutgart (54,906)

Arena AufSchalke, Gelsenkirchen (54,740)

Waldstadion, Frankfurt (54,697)

Volksparkstadion, Hamburg (52,245)

Merkur Spiel-Arena, Dusseldorf (51,031)

Stadiumi RheinEnergie, Këln (49,827)

Red Bull Arena, Leipzig (42,959)

/Telegrafi/