Lokacioni: Dozsa Gyorgy ut 1, Zuglo, Budapest, Hungari
Kapaciteti: 67.215
Pjesëmarrja rekorde: 65.114 (Hungari vs. Uruguai, 15 nëntor 2019)
Puskas Arena është një stadium futbolli që ndodhet në qarkun Zuglo në Budapest të Hungarisë. Ndërtimi i këtij stadiumi ka nisur në vitin 2017 dhe ka përfunduar para se të mbaronte viti 2019.
Me një kapacitet prej 67.215 vendesh, arena i plotëson të gjitha kërkesat nga UEFA dhe FIFA dhe vlerësohet me katër yje.
Është ndërtuar në vendin ku më parë ka qenë Ferenc Puskas Stadium, demolomi i të cilit ishte kompletuar në tetor të vitit 2016 dhe në vitin pasues ka nisur ndërtimi i stadiumit të ri. Të dy stadiumet, edhe i mëparshmi edhe i riu, janë quajtur sipas legjendës hungareze, Ferenc Puskas.
https://www.youtube.com/watch?v=E57dtwT1dOY
Në sezonin 2020/2021 ka qenë arena e disa ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që nuk mund të zhvilloheshin në terrenet përkatëse për shkak të masave anti-COVID-19.
Në kuadër të ‘Euro 2020’ do të zhvillohen tri ndeshje grupore dhe një sfidë e të tetës së finales.