Dyzet individë të paidentifikuar të armatosur me shufra hekuri, duke përdorur edhe mjete piroteknike, si raketa, u përpoqën të hynin në një stacion policie në një periferi të Parisit, thanë zyrtarët.
Policia e Parisit njoftoi sot se mbrëmë ka ndodh “një sulm i dhunshëm në stacionin e policisë në Champigny”, por që asnjë polic nuk u lëndua, raporton BBC.
Policia ka lëshuar një video që tregon sulmuesit duke hedhur mjete piroteknike në një stacion policie në periferinë jugore të Parisit, Champigny-sur-Marne, transmeton Telegrafi.
Sulmuesit u përpoqën, por nuk patën sukses që të hyjnë në stacion. Askush nuk u arrestua gjersa imazhet tregojnë thyerjen e xhamave të stacionit të policisë dhe dëmtimin e veturave.
Motivi për sulmin e tretë në të njëjtin stacion policor brenda dy vjetëve ende nuk dihet. Stacioni ndodhet në një zonë të njohur për trafikim droge.
Ndryshe, në shtetin francez, aktivitetet kriminale janë rritur gjatë pandemisë globale të njohur si COVID-19. /Telegrafi/
At least 40 people armed with metal bars and fireworks have attacked a police station to the south of Paris, police sayhttps://t.co/0mW89MmcrC pic.twitter.com/5wAruhycbZ
— BBC News (World) (@BBCWorld) October 11, 2020