Telegrafi

Stacioni i jugut të Prishtinës do të stacionohet në ish hotel Victory (Video)

Ish- hotel Vicotry shumë shpejt do të jetë në shërbim të Policisë së Kosovës.

Kjo pasi që policia dhe AKP-ja janë dakorduar  për dhënie në shfrytëzim, me qera, për Stacionin numër 4 të Policisë, që tash e shumë vjet ka qenë në kushte të mjerueshme.

Por edhe ky objekt , ish Hotel Victory është demoluar i tëri, ndërsa për shumë vite ka qenë në menaxhim të Bedri Selmanit, derisa ishte konfiskuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Ndërkohë gjendja aktuale e këtij objekti do të detyroi Policinë e Kosovës që të bëjë investim të tërësishëm, ndërsa siç merr vesh RTV Dukagjini qerja mujore për këtë stacion do t’i kushtoi Policisë së Kosovës 5 mije euro.

Më keq se çdo stacion tjetër i policisë është ai i Zubin Potoku ku atje pjesëtarët e saj janë të stacionar në një shtëpi private./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HwyfZjXKE7k