Telegrafi

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë liron nga pagesat transportuesit të cilët po mbajnë linjat e udhëtimit

Stacioni i Autobusëve Prishtinë, ka njoftuar se ka liruar nga pagesa transportuesit të cilët janë duke mbajtur linjat e udhëtimit.

Në njoftim thuhet se lirimi nga pagesa është bërë pas kërkesës së Shoqatës të Transportuesve, transmeton Telegrafi.

“Me kërkesë të Shoqatës së Transportuesve për shkak të situatës në të cilën ndodhemi dhe humbjeve që për momentin kanë transportuesit, Stacioni i Autobusëve Prishtinë i liron nga pagesa e peronizimit transportuesit të cilët mbajnë linjat e udhëtimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nga 18 maji disa kompani kanë filluar me linjat e tyre të rregullta, disa prej tyre kanë pohuar se janë duke punuar me humbje për shkak të numrit të vogël të udhëtareve. /Telegrafi/