Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano është e stabilizuar, sipas bluzave të bardha.
Gazetarja e ABC News, Gerta Vasku raporton se mjekët vazhdojnë ta kenë në monitorim, pasi ende nuk e ka kaluar rrezikun.
Kujtojmë që mbrëmjen e së enjtes, gjendja e Nanos u rëndua dhe mjekët i kryen një ndërhyrje kirurgjikale ku i vendosën një tub në trake.
Ai ndodhet prej më shumë se një jave i shtruar në reaminacion për shkak të problemit të tij kronik me mushkëritë.