Telegrafi

Stabilizohet çmimi i naftës

Në tregtimet e sotme nafta e lehtë amerikane për dërgesë në nëntor kushton 109,10 dollarë për barel. Dje në bursën e New York-ut kjo naftë, por për dërgesë në tetor, u shtrenjtua për çmim rekord prej 25,45 dollarë në nën 130 dollarë për barel, por më vonë deri në mbylljen e bursës çmimi i energjensit ra në 120,92 dollarë për barel. Rritjet e deritanishme rekorde të çmimit të naftës në një ditë ishte 10,75 dollarë dhe është arritur më 6 qershor të këtij viti.

Rritjet e tilla drastike të çmimit të naftës analistët i shpjegojnë me planin e Qeverisë amerikane në shumë prej 700 miliadrë dollarë për shpëtim të tregut financiar amerikan, me dollarin e dobësuar, por edhe me faktorët teknikë lidhur me faktin se dje ishte dita e fundit nga tregtimi me naftë për dërgesë në tetor.

"Brendi" evropian nga Deti Verior për dërgesë në nëntor u lirua për 15 centë në 105,89 dollarë për barel, pasi që dje u shtrenjtua për 6,43 dollarë në krahasim me të premtën.

Çmimet e sotme të naftës janë rreth 30 për qind më të ulta nga çmimi rekord prej mbi 147 dollarë për barel, të cilat janë arritur në fillim të korrikut. Analistët rënien e tillë e shpjegojnë me shqetësimin e investitorëve për shkak të ngadalësimit global të rritjes ekonomike, që rezulton me uljen e kërkesës së naftës.

Pas rënies së vazhdueshme disajavore, çmimet e naftës javën e kaluar filluan si rezultat i tronditjeve më të reja të tregut financiar në SHBA të shkaktuar nga falimentimi i bankës ivestuese "Lehman Brothers", pas bashkimit të bankës "Merrill Lynch" drejt "Bankës së Amerikës" dhe vendimit të administratës amerikane për ndarjen e huazimit korporatës së sigurimit AIG për rrugëdalje nga kriza. /MIA/