Telegrafi

Stabiliteti i furnizimit me energji po vjen nga importi

“Furizimi me eneregji elektrike po bëhet 24:00 për të gjitha kategoritë. Në orët e pikut kategoria B mund të ketë reduktime 5:1, ndërsa ajo C 4:2. Por, ka një numër të madh të prishjeve në rrjetin elektrik në daljet 10 kilovolt, gjithsejt 27 sosh, si pasojë e erës së fortë që ka mbizotëruar natën ndërmjet të enjtes dhe të premtës”, tha për telegrafi.com, zëdhënsi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala.

Sipas tij, më i godituri është qyteti i Besianës (ish Podujevë), ku gati i tërë qyteti është pa tension.

“Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po bëjnë përpjekje maksimale që të sanojnë shumicën e prishjeve deri në orët e mbremjes së sotme”, tha Buzhala.

Ndërsa sa i përket bllokut A3, Buzhala theksoi se ai ndalur sipas planit dje, në ora 10.35, për të sanuar një rrjedhje të vogël në kaldajë.

“Janë tri blloqe në sistem, përkatësisht A5, B1 dhe B2, HC Ujmani dhe importi që shkon deri në 275 megavatë/orë në orët e pikut”. /Telegrafi/