Telegrafi

St. Gallen fiton me golat e Bunjakut dhe Ajetit (Video)

Dy futbollistët kosovarë, Albert Bunjaku dhe Albian Ajeti, kanë shënuar gola në fitoren e St. Gallen ndaj Thunit.

Bunjaku realizoi në minutën e 39-të golin e epërsisë, ndërsa rrjetën vendimtare e gjeti Ajeti, 7 minuta para fundit.

Të dy futbollistët janë vlerësuar me nota shumë pozitive për paraqitjen ndaj Thunit.

St. Gallen e ka nisur keq kampionatin pasi nga tetë ndeshje ka tri fitore.