Site icon Telegrafi

St Etienne 1-3 PSG, notat e lojtarëve – Messi më i miri

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të vështirë me rezultat 3-1 në udhëtim te St Etienne në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Ligue 1.

Kryeqytetasit kanë marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke rritur epërsinë me ndjekësit, në një ndeshje ku Sergio Ramos debutoi me PSG-në.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Denis Bouanga (23’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Marquinhos (45+, 90+) dhe Angel Di Maria (79’).

Lexo po ashtu PSG fiton me vështirësi ndaj St Etiennet me dhjetë lojtarë, Messi shkëlqen me tri asistime

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili pas tri asistimeve u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për Timothee Kolodziejczak që u ndëshkua me të kuq në pjesën e parë dhe u vlerësua me notë 5.6.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Exit mobile version