Site icon Telegrafi

SSD-të e Intelit me kapacitet më të lartë

SSD-të do të jenë të bazuar në MLC memorien prej 25-nanometrave, ndërsa linja 720 do të jetë në dispozicion në kapacitetet prej 400 dhe 800 GB. Gjithashtu, SSD-të nga linja 720 do të jenë në dispozicion në versionet për server me ndërfaqen PCI Expresss. Linjës 300 do ti takojnë SSD-të SATA tipik për përdoruesit shtëpiak.

Vala e dytë e SSD-ve të cilët do të përbëhen nga çipat 20-nanometërsh është paralajmëruar për vjeshtë. Bëhet fjalë për SSD-të me emër të koduar Jay Crest dhe Oak Crest (linja 300), King Crest (linja 500), dhe Taylorsville (linja 700) të cilët do të duhej të jenë në dispozicion në kapacitetet prej 100, 200, 400 dhe 800 GB. /Telegrafi/

Exit mobile version