Telegrafi

SSD bartës në briskun zviceran

Victorinox për këtë vit ka paralajmëruar daljen në treg të briskut zviceran i cili padyshim që do t’u pëlqejë përdoruesve të kompjuterëve. Në mes të shumë ‘veglave’ që ofron brisku është vendosur edhe disku miniatural SSB, me kapacitet të pabesueshëm prej 256 gigabajt. SSD në tërësi veçohet nga pjesa e tjetër e veglave dhe lidhet me kompjuterë me anë të qasjes USB apo eSATA II.

SSD-ja miniatural ka procesor 32-bitësh me rregullim harduerik të gabimeve, enkriptim të dhënave dhe ekran e-ink i cili shfaqë emrin e diskut dhe hapësirës së zënë.

Për fat të keq, Victorinox nuk ka precizuar kohën e fillimit të shitjes të kësaj vegle, por ka thënë se pas versionit 256-gigabajtësh do të ofrojë edhe ato me disqet prej 64, 128 e 512 GB. /Telegrafi/