Site icon Telegrafi

Sri Lanka urdhëron bllokimin e medieve sociale

Një zyrtar thotë se qeveria e Sri Lankës ka urdhëruar rrjetet e njohura sociale të bllokohen në të gjithë vendin në një përpjekje për të ndalur përhapjen e dhunës fetare.

Zyrtari, duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se rrjetet sociale, duke përfshirë Facebook, Instagram, Viber dhe WhatsApp, u bllokuan.

Vendimi i qeverisë erdhi pasi trazirat anti-myslimane shpërthyen përsëri nga turmat budiste që sulmuan xhamitë dhe dyqanet myslimane në të paktën dy qytete.

Trazirat anti-myslimane filluan të hënën pasi një budist sinhalez vdiq pasi thuhet se u sulmua nga një grup të rinjsh myslimanë.

Sri Lanka ka qenë prej kohësh e ndarë në mes shumicës sinhaleze, të cilët janë me shumicë dërrmuese budiste të cilët janë hindu, myslimanë dhe të krishterë. /Telegrafi/

Exit mobile version