Protestuesit në Sri Lanka kanë thyer portat e kryeministrisë dhe tani po vërshojnë në mjediset e ndërtesës.
Terreni është tashmë plotësisht i mbushur me protestues, me turma që ngjiten mbi çdo gjë dhe gjithçka që mund të kenë në dorë, sipas Tessa Wong të BBC-së, e cila është në vendngjarje.
Shumë prej tyre janë duke qëndruar në ballkone duke bërtitur nga gëzimi, pas një përplasjeje disa orëshe me oficerë policie të armatosur jashtë portave të kompleksit.
Demonstruesit që kanë marrë kryeministrinë kanë shpërthyer nga gëzimi, duke bërë selfie, ndërsa i binin daulleve dhe bërtasin.
Në ballkonin e katit të dytë, pikërisht mbi një tabelë që thotë “Zyra e Kryeministrit”, një turmë protestuesish po mbajnë lart flamurin e Sri Lankës.
Ata janë në dëlir nga gëzimi, duke arritur të hapin portat dhe të shtyjnë një mur ushtarësh – të gjitha duke duruar orë të tëra gazi lotsjellës. /Telegrafi/