Telegrafi

Srgjan Kerim vazhdon të injorojë punonjësit e MPM-së (Video)

Srgjan Kerimi i ftuar në emisionin TV 24 në emisionin ‘Analizë’ është munduar ta mbrojë kompaninë, kompani e cila gazetarëve nuk ua ka paguar rrogat nga muaji janar. Kerimi me ngulm ka kërkuar të lihet i qetë, që vet ta pastrojë oborrin e tij, por nuk është përgjigjur si dhe pse MPM ka përjetuar humbje financiare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kerim poashtu ka deklaruar se nuk sheh asnjë problem për afërsinë e tij me zyrtarë të pushtetit. Sipas tij nuk ka konflikt interesi, por as edhe pengesa morale. Biznesmeni thotë se nuk e di çfarë kërkon PSP nga kompania e tij. Llogaritë janë bllokuar, kurse PSP gjithçka që ka kërkuar, e mori. /Telegrafi/