Telegrafi

Srgjan Kerim vazhdon garën për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është mbajtur raundi i tretë zgjedhor për zëvendësuesin e sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki – Moon, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë garë është futur edhe Srgjan Kerim, ish-shef i diplomacisë së Maqedonisë dhe ambasador i vendit, i cili edhe pas këtij votimi, vazhdon të mbetet në pjesën e sipërme të tabelës që i hap rrugën për fazën finale të votimit.

Kerim do të tentojë që ta shfrytëzojë në maksimum seancën e radhës të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, për konsultime me vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, me qëllim fitimin e mbështetjes për kandidaturën e tij./Telegrafi/