Në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u mbajt debati i parë telviziv i kandidatëve për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, në të cilën nuk u paraqit kandidati nga Maqedonia, Srgjan Kerim, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Megjithëse u paralajmërua se Kerim do të merr pjesë në debat, një gjë e këtillë nuk ndodhi. Në vend të tij ka folur ambasadori i Maqedonisë në OKB, Vasko Andonovski, i cili ka lexuar një deklaratë të Srgjan Kerim, përmes së cilës, ai i njofton të pranishmit se do të jep komentin e tij në faqen e internetit./Telegrafi/