Site icon Telegrafi

Srgjan Kerim mbajti fjalimin e fundit në OKB, para se të ndodh votimi i parë për sekretarë të përgjithshëm të OKB-së

Kandidati i Maqedonisë për funksionin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Srgjan Kerim, i është drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për t’i shpalosur prioritetet për OKB-në, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai ka deklaruar se reforma për administrimin me këtë organizatë është kyçe për kryerjen e suksesshëmtë të detyrave, si edhe për arritjen e qëllimeve të OKB-së.

Kerim ka shpalosur program dhjetëpikësh të detajizuar për hapat e parashikuar për arritjen e reformave gjatë mandatit pesëvjeçar të sekretarit të përgjithshëm. Kjo ishte dalja e tij e fundit para Këshillit të Sigurimit, para votimit të parë që pritet të ndodh më 21 korrik të këtij viti./Telegrafi/

Exit mobile version