Site icon Telegrafi

Srgjan Kerim dhe Jana Stanisavleva merren në pyetje nga Prokuroria Speciale (Video)

Ish-drejtoresha e Media Print Maqedoni (MPM) Jana Stanisavleva dhe udhëheqësi Srgjan Kerim, sot janë marrë në pyetje nga Prokurorinë Speciale Publike në cilësinë e personave të dyshuar në kuadër të hetimit të cilin e udhëheq PSP.

Padi penale kundër Stanisavlevas dhe Kerimit parashtruan ish-të punësuarit e “Media Print Maqedoni”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stanisavleva dhe Kerim, siç thonë nga PSP, janë ftuar të merren në pyetje në cilësinë e personave të dyshuar për falimentim të rremë të MPM-së, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe për keqpërdorime të mjeteve të kreditorëve në vlerë prej disa milionë eurove.

Në kuadër të kompanisë MPM ishin gazetat ditore “Vest”, “Dnevnik” dhe “Utrinski” dhe revista “Tea Moderna”./Telegrafi/

Exit mobile version