Telegrafi

Sqaron deputetja e LDK-së: Kam nënshkruar mocionin e LDK-së, por refuzojmë një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka konfirmuar se ka nënshkruar mocionin e inicuar nga partia e saj për Qeverinë Kurti.

Bunjaku-Rexhepi ka thënë se këtë e ka bërë në konsultim me degën e LDK-së në Gjilan pasi si deputete nga Gjilani të gjitha veprimet i harmonizon me kërkesat e kësaj dege dhe elektoratit atje.

“Pas konsultave me degën,kam vendosur që t’i bashkangjitem kolegëve shumice te GP të LDK dhe kam nënshkruar edhe unë mocionin! Veprimin tim a arsyetoj me faktin se si deputete e LDK-së nga Gjilani veprimet e mia i harmonizoj me kërkesat e degës dhe elektoratit besnik te LDK-së si gjithmonë në të kaluaren!!”, shkruan deputetja e LDK-së në Facebook.

Po ashtu, ajo shtoi se ka kërkuar gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, që të jepet hapësirë për diskutim eventualisht edhe një mundësi për tejkalim të situates pa mocion, dhe ka thënë se refuzojnë një bashkëpunim të mundshëm me PDK-në. /Telergafi/