Site icon Telegrafi

Sqarohet Rama: Fola për Kosovën, jo në emër të Kosovës (Video)

Kryetari i PS Edi Rama, duke folur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar te PS, ku i ka bere thirrje qeverise te shprehet publikisht nese e pranon ose jo paktin me 10 pika te ofruar nga opozita.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka sqaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova se çfarë ka thënë për Kosovën në Beograd dhe prej çfarë pozicioni e ka thënë.

Rama, i ballafaquar nga analistët, ka sqaruar se ai ka folur për Kosovën dhe jo në emër të Kosovës.

“Kur unë shkova në Beograd për herë të parë, shkova si tradhtar, sepse nga të katër anët, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, askush nuk ishte dakord që unë të shkoja pas asaj që ndodhi me ndeshjen e futbollit, pastaj papritmas u ktheva si hero”.

“Por, unë s’jam as tradhtar as hero. Unë jam në një detyrë që e bëjë me pasion dhe me gjithë vetëdijen time”.

“Pas vizitës së dytë, unë fola për Kosovën nuk fola në emër të Kosovës dhe nuk besoj se kam thënë diçka që nuk shkon. Por unë nuk merrem me, çfarë u tha, por merrem me kush e tha, pse e tha, çfarë mund të ketë mbrapa?”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version